ALBUK TV LIVE

U shkarkua nga posti i ministres, ja puna e re e Frida Krifcës në administratën shtetërore

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca duket se është angazhuar sërish me një detyrë të rëndësishme pasi u largua nga posti që e mbajti për disa vite, sipas BW.

Ish-ministrja tashmë është sistemuar me një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e kryeministrit në katin e tretë të kryeministrisë.

Vitet e fundit ajo shërbeu fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe ministre e bujqësisë, pozicion të cilin e la pasi në media u publikua skandali i shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.

Për këtë të fundit, Frida Krifca po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.

The post U shkarkua nga posti i ministres, ja puna e re e Frida Krifcës në administratën shtetërore appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *