Zbërthimet e SKY ECC çuan në goditjen e një grupi, ku ra në pranga ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve Dedan Gjoni, si edhe Besmir Mustafi dhe Bujar Germizi. Ky i fundit njihet ndryshe edhe i si ‘forti’ i Kukësit. Gjatë operacionit të zhvilluar mes datave 16 dhe 17 nëntor 2023 uniformat blu kanë uhdtruar kontrolle në disa banesa, ndërsa njoftuan se kanë sekuestruar para e armë.
një pjesë e armëve janë sekuestruar në bazat e veprimit të Bujar Germizit në Kukës. Atij i janë gjetur pistoleta, armë automatike dhe snajper.
Gjatë momentit të arrestimit Germizi ka pretenduar se armët i mban për gjah. Gërmizi është i fiksuar për vrasjen e derrave të egër dhe sorkadheve në mal. Për shkak të lidhjeve të tij dhe me policinë private “ORKA” ai kishte siguruar disa armatime të fuqishme dhe precizon të lartë, duke realizuar vrasjen e derrave dhe sorkadheve nga një distancë e largët.
The post I fiksuar pas gjuetisë së derrave të egër e sorkadheve, policia sekuestroi snajper, automatikë e pistoleta te ‘i forti i Kukësit’ appeared first on .