ALBUK TV LIVE

Rrëzohet avioni në Austri, katër të vdekur

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël, në Austrinë e Epërme, raportojnë mediat vendase. Avioni u rrëzua pranë vendpushimit të skive Kasberg në lagjen Gmunden. Sipas policisë së Austrisë së Epërme, viktimat ende nuk janë identifikuar.

Kërkimi për avionin u nis rreth orës 12, kur avioni u zhduk nga radari. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit u penguan nga kushtet e dimrit, tha zëdhënësja e policisë Barbara Riddle për APA.

Shërbimet e urgjencës gjetën rrënojat e avionit në një zonë skish të mbuluar me borë.  Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet, të cilat dyshohet të kenë shkaktuar tragjedinë me katër viktima.

The post Rrëzohet avioni në Austri, katër të vdekur appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *