Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar pavarësinë e Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën.
Nëpërmjet një reagimi në “X”, teksa ka ndarë disa foto nga ceremonia e zhvilluar ditën e sotme (28 nëntor) në Vlorë, Kurti shkruan “se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”.
“Urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Që nga fitorja e Skënderbeut në Krujë e deri te Shpallja e Pavarësisë së vitit 1912, sot na kujton se e drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh, duke simbolizuar shpirtin dhe qëndresën e popullit shqiptar”, ka shkruar Kurti.
The post Dita e Pavarësisë, Kurti uron shqiptarët në mbarë botën: E drejta jonë fisnike për liri është luftuar prej kohësh appeared first on .