Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar se ditën e djeshme (28 Nëntor) në mbledhjen e Qeverisë u miratua marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Grubi tha se ata fillojnë zyrtarisht procedurat për realizimin e këtij projekti që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!
Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.
The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren appeared first on .