ALBUK TV LIVE

E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit

Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën mbrëmjen e 29 nëntorit. Gruaja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit, ka ndërruar jetë.

Dyshohet se 33-vjeçares, Liridona Murseli i kanë zënë pritë dy persona, në mjetin ku ajo po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët.

Naim Murseli në polici ka dëshmuar se është detyruar që fëmijët t’i nxjerrë nga makina dhe fatmirësisht ata janë në gjendej të mirë shëndetësore.

Nuk dihet ende nëse sulmi ndaj tyre ishte atentat për vrasje i paramenduar apo tentativë për grabitje të sendeve me vlerë.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se Liridona Murseli, 33 vjeçe është gjetur brenda në makinë pa jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të 29 nëntorit 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi’.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për median kosovare ka thënë:

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti.”

The post E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *