ALBUK TV LIVE

“Hoqën dorë nga lirimi i pengjeve”, Blinken: Armëpushimi në Gaza përfundoi për shkak të Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar për mediat duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit për fundin e armëpushimit se ishte organizata terroriste ajo që refuzoi zgjatjen e pauzës së luftimeve.

Hamasi ka pretenduar më herët se SHBA dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse donin që luftimet të rifillonin.

“Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund, ajo mori fund për shkak të Hamasit,” tha Blinken.

Blinken përmendi raktet e lëshuara në drejtim të Izraelit para përfundimit të armëpushimit si një shenjë se Hamasi nuk kishte interes të respektonte paktin, ndërsa shtoi se organizata e militantëve kishte hequr dorë edhe nga lirimi i pengjeve.

Ai tha më tej se SHBA vazhdimisht po u kujton autoriteteve izraelite që t’i mbajnë civilët e Gazës të sigurt gjatë luftimeve.

The post “Hoqën dorë nga lirimi i pengjeve”, Blinken: Armëpushimi në Gaza përfundoi për shkak të Hamasit appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *