Eni Koci dhe Genc Prelvukaj pranuan romancën e shumëpërfolur gjatë festës së vitit 2018 “Op Labi Part”. Në vitin 2019-të, çifti i njohur konfirmoi lajmin se i kishin dhënë fund beqarisë, me një set fotografik të publikuar në rrjetet sociale.
Në tetorin e vitit të kaluar, Genci dhe Eni u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Adea.
Nga ana tjetër, Genc Prelvukaj është gjithashtu babai edhe i një djali adoleshent, të quajtur Gjin. Pavarësisht se është përpjekur që ta mbajë atë sa më larg vëmendjes së publikut, ai rrallë herë poston fotografitë e të birit.
Disa kohë më parë, në një komunikim me fansat e saj, Eni ka zbuluar më shumë për marrëdhënien që ka me djalin e bashkëshortit të saj, nga një lidhje të mëparshme.
“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim”.
Ditën e sotme, këngëtarja e njohur e ka vërtetuar më së miri lidhjen e veçantë që ka me Gjinin, duke e uruar me fjalët më të bukura për ditën e tij të lindjes.
Eni ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet së bashku me Gjinin dhe bashkangjitur shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen për djalin më të mirë që ka familja Prelvukaj”
The post Këngëtarja shqiptare nuk kursehet me fjalët e ëmbla për djalin e bashkëshortit të saj appeared first on .