ALBUK TV LIVE

Vrasja e Liridona Murselit para syve të fëmijëve, pas arrestimit të bashkëshortit policia e Kosovës prangos edhe dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.  Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i policisë:

Grabitje me pasoja të vrasjes. Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

The post Vrasja e Liridona Murselit para syve të fëmijëve, pas arrestimit të bashkëshortit policia e Kosovës prangos edhe dy persona appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *