ALBUK TV LIVE

“Lë të shijojnë atë që kanë arritur”, deklarata e Dukës për Evropianin

Shqipëria është realiteti më i ri i futbollit europian. Kuqezinjtë u kualifikuan për herë të dytë në historinë e vendit në një kompeticion të këtij niveli (EURO 2024), duke marrë duartrokitjet e të gjithëve, përfshirë këtu edhe të skeptikëve.

Pak ditë më parë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zhvilloi një intervistë të gjatë në News 24, në emisionin e moderuar nga Trevisa Tufa, ku foli pikërisht për ecurinë e kombëtares dhe për atë çka pritet në të ardhmen.

Intervista e numrit një të futbollit shqiptar në një nga mediat më të mëdha në vendin tonë,  ka bërë jehonë edhe te UEFA.

Le ta shijojnë Evropianin në mënyrën e tyre dhe të luajnë si në kualifikime, me motivim maksimal dhe pa frikë ndaj skuadrave të forta. Ne do të mirëpresim shortin dhe do të bëjmë të pamundurën jo vetëm për të marrë pjesë, por për të lënë më shumë gjurmë se ne në 2016-n” – Ishin fjalët e Dukës që bënë përshtypje te qeveria e futbollit europian. Kujtojmë që edhe prestigjiozja Associated Press i ka kushtuar një artikull special intervistës së tij në News 24.

The post “Lë të shijojnë atë që kanë arritur”, deklarata e Dukës për Evropianin appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *