ALBUK TV LIVE

Planifikonte të vriste dy vëllezërit Nela në Britani, Policia jep detaje për kapjen e Ismail Zenelit në Madrid: Interpol vijon punën për ekstradim

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e Ismail Zenelit, i cili planifikonte të vriste dy vëllezërit Nela në Britaninë e Madhe.

Sipas Policisë, Zeneli u lokalizua në Madrid, për tu ekstraduar më pas drejt Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.

Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.

Ismail Zeneli i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve, të cilët dyshoheshin se në 2013 ne Britani kishin vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi.

Në shenjë hakmarrje ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuar Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i policisë, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani si dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

The post Planifikonte të vriste dy vëllezërit Nela në Britani, Policia jep detaje për kapjen e Ismail Zenelit në Madrid: Interpol vijon punën për ekstradim appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *