ALBUK TV LIVE

Giosue Fiori, veterineri me origjinë italiane rritur në Lezhë! 25-vjeçari: Pasioni për kafshët më nxiti të bëj këtë profesion! Shqipëria vendim im, jam i martuar e do jetoj këtu

Giosue Fiori ishte 6-vjeç, kur familja e tij u shpërngul nga Breshia e Italisë për të jetuar në Shqipëri. Prindërit u vendosën në Lezhë dhe punuan pranë Kishës Katolike, ndërsa Giosue ndoqi shkollën në shqip nga klasa e parë e deri në universitet.

Qysh në momentin që kam ardhur në Shqipëri më ka pëlqyer. Nuk e di pse më dukej shumë vend i paprekur. Më ka pëlqyer natyra dhe kafshët. Kam pasur vështirësi në fillim për gjuhën. Pastaj edhe kam shijuar mikpritjen e shqiptarëve”.- thotë ai.

Pasioni për kafshët e nxiti të studiojë për mjekësi veterinare dhe para 3 vitesh është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Qysh i vogël kam pasur dëshirën, ëndrrën të punoj me kafshët.  Jo se s’bën veteriner sepse ëndrra ime fillestare ka qenë shkencëtar, zoolog, të udhëtoja nëpër botë, por tani jam i lumtur për profesionin tim sepse gjithmonë kam dashur të punoj me kafshët. Kur erdhi puna për të zgjedh fakultetin, kam zgjedhur fakultetin me dëshirë Veterinari në Universitetin Bujqësor të Tiranës”.- u shpreh ai.

Zgjedhja e tij është paragjykuar nga bashkëmoshatarët, por ai nuk është stepur.

“Kur kam shkuar në Drejtorinë e Arsimit në degën e Lezhës shokët e mi më kanë tallur. Kisha rezultatet të mira në gjimnaz dhe e mora me të parën fakultetin, mora dhe bursë”.- tha ai.

Veterineri 25-vjeçar e ushtron profesionin me pasion, edhe pse has në vështirësi. Ne e ndoqëm gjatë një ditë të zakonshme pune në fshatrat e Lezhës, teksa kryen vizitat dhe mjekimet e nevojshme për kafshët.

“Ushtroj profesionin në mënyrën më të mirë që mundem. Ka shumë veteriner këtu dhe për mua të gjithë që bëjnë këtë punë janë heronj. Është e vështirë, mungojnë dhe kushtet, por shpresoj se janë duke u përmirësuar. Gjithmonë kafshët kanë të papritura…”- tha 25-vjeçari.

Edhe pse me origjine italiane, Giosue ka vendosur të ndërtojë jetën e tij këtu, madje u drejtohet me një mesazh të rinjve shqiptare.

‘Unë jetoj vetëm me këtë profesion. Nxjerr të ardhura nga kjo punë. Jam i martuar, jam dhëndër i ri, kam marrë nusen nga Mirdita. Shqipëria ka shumë nevojë dhe shumë mundësi unë e shoh këtë gjë, dhe nëse ti punon me seriozitet dhe e bën me pasion mund t’ia dalësh nuk është e nevojshme me bë pakt me djallin dhe me dal jashtë… Mund të shijosh dhe të jetosh i lumtur në vendin tënd. Unë Shqipërinë e konsideroj vendin tim. U them të rinjve të studiojnë në Universitetin Bujqësor, ndoshta specializimin mund ta bëjnë jashtë por kthehuni në vendin tuaj!’- u shpreh ai.

Krahas punës, Giosue Fiori, ndjek dhe pasionin për muzikën ndaj shpesh e gjejmë duke luajtur në kitarë gjatë eventeve kishtare.

The post Giosue Fiori, veterineri me origjinë italiane rritur në Lezhë! 25-vjeçari: Pasioni për kafshët më nxiti të bëj këtë profesion! Shqipëria vendim im, jam i martuar e do jetoj këtu appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *