Barcelona ka festuar një fitore të rëndësishme ndaj Atletiko Madrid këtë të diel. Por në përfundim të saj, ka ndodhur një episod i cili ka shtyrë klubin katalanas të mendojë se një nga asistentët e gjyqtarit kryesor, kishte shkuar t’i “spiunonte” në dhomat e zhveshjes në mbyllje të duelit.
Asistenti i kryesorit Sançez Martinez, Raul Kabanero, ishte ai që kishte shkuar në pushimin e ndeshjes për t’i kërkuar lojtarëve që të ktheheshin në fushë, gjë që normalisht e bën delegati i sfidës dhe arsye pse ai nuk u lejua që të hynte brenda nga shërbimi i sigurisë së klubit.
E përditshmja spanjolle “AS” tregon edhe episodin e çuditshëm me të njëjtin gjyqtar në fund të sfidës. Kjo ndodhi pasi po diskutohej mes pjesëtarëve të stafit në tunelin e stadiumit se kryesori kishte dhënë disa faulle të padrejta në dëm të katalanasve pranë zonës. Në ato momente, Kabanero doli nga dhoma e zhveshjes e gjyqtarëve dhe iu drejtua asaj të katalanasve.
Sipas burimeve pranë klubit të Barcelonës, e ka bërë këtë për të dëgjuar ndonjë ankesë të mundshme të tyre për gjykimin. Por atje, ai ishte ndaluar nga përgjegjësi për shtypin i Barçës, Edu Polo, i cili e kishte pyetur se çfarë po bënte aty. “Punën time” i ishte përgjigjur gjyqtari i cili i kishte kërkuar të identifikohej. Në ato moment kishte kaluar Çavi i cili kishte pohuar se ai ishte zëdhënësi për shtyp i klubit, duke sjellë edhe largimin e gjyqtarit përsëri drejt dhomës që i rezervohet zyrtarëve të sfidës.
Një episod shumë i pazakontë që shoqëron ankesat që kanë prej disa javësh katalanasit ndaj gjyqtarëve, të cilët sipas tyre po veprojnë në dëm të klubit me vendimet që po marrin gjatë këtij sezoni.
The post Barcelona dyshon se gjyqtari po i “spiunonte” në ndeshjen me Atletiko Madrid appeared first on .