ALBUK TV LIVE

E rëndë në Kosovë/ Gruaja shtatzënë dhunohet nga bashkëshorti, lind foshnjën para kohe

Një grua ka lindur foshnjën e saj para kohe në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe dhuna dyshohet të ketë qenë arsyeja.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj konfirmoi për KALLXO se Policia e Kosovës është lajmëruar nga personeli i Klinikës, pasi që kanë parë shenjat e dhunës.

Sipas drejtorit, gjendja e nënës dhe foshnjës që vazhdojnë të jenë në klinikë, është stabile.

“Pacientja është pranuar të dielën dhe ka lindur menjëherë. Ka qenë e dhunuar, fizikisht e maltretuar. Është lajmëruar menjëherë policia prej personelit, kanë ardhë, kanë qëndru me të derisa është kry lindja.

Pacientja ka nevojë për ekzaminime shtesë, ka dhimbje të kokës, e ka kërkuar neurologu një CT të kokës. Në përgjithësi është mirë. Edhe foshnja është mirë, është pak para kohës, mirëpo jemi në përcjellje”, tha ai

Ndrejaj gjithashtu tha se i dyshuari, bashkëshorti i saj, është shoqëruar në polici.

The post E rëndë në Kosovë/ Gruaja shtatzënë dhunohet nga bashkëshorti, lind foshnjën para kohe appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *