ALBUK TV LIVE

“Qeveria e ka shpallur armik sektorin e bujqësisë”- Berisha: Buxheti është tallës ndaj jetës dhe punës së mbi 40% të shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim për projekt-buxhetit 2024 me ekspertë dhe drejtues të Departamenteve të Energjisë, Planifikimit të Territorit, Pyjeve, Peshkimit, Ujërave, Bujqësisë, Infrastrukturës-Transportit dhe Sporteve, është shprehur se sektori i bujqësisë është shpallur armik  nga qeveria Rama.

Sipas Berishës, buxheti për sektorin bujqësor dhe Shqipërinë rurale është tallje dhe cinizëm ndaj jetës dhe punës së më shumë se 40% të shqiptarëve.

Të lexosh buxhetin për bujqësinë, shumë nga ju keni fatin e mirë mos të keni lexuar. Është në përqeshje, tallje, cinizëm, ndaj jetës, punës të mbi 40% të shqiptarëve. Një sektor që ka specialist të mrekullueshëm, të përkushtuar, të aftë, që e njohin mirë fushën, kanë vendosur në krye një person e cila flet sikur vjen nga marsi. Flet sikur nuk ka asnjë lidhje me atë sektor dhe me këtë vend. Shpall shifra dhe përqindje që turpërojnë çdo njeri dhe në fakt mbi të gjitha mbulon një mashtrim të madh.

E kam thënë dhe e përsëris, nëse ka një sektor të cilin kjo qeveria e ka shpallur armik, është sektori i bujqësisë dhe Shqipëria rurale. Po të studioni sistemin fiskal, nuk e gjen mbi tokë një sistem të tillë për prodhuesin siç është aktualisht. Po të dëgjosh ministren e re që thotë se Shqipëria është me 6 milionë lopë, e kuptoni se çlidhje ka kjo me fshatin dhe Shqipërinë. Por, ky pohim i saj është skandaloz që lexohet në çdo paragraf të buxhetit që kanë paraqitur për fermerët. Në tërësi nuk ndalen te viti 2024 po flasin për vitin 2026.

I gjithë qëndrimi i qeverisë aktuale ndaj këtij sektori përbën një piramidë të vërtetë mashtrimesh dhe falsifikimesh dhe shifra e përmendur në buxhet shumica përfundon te xhepat e hajdutëve”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal dhe te Instrastrukura, ku tha se qeveria kryen vjedhje të madhe përmes ndërimit të rrugëve.

“Nuk ekziston një sektor tjetër në botë ku vidhen taksapaguesit si në rrugët e Shqipërisë. Është e faktuar se çmimi i rrugëve në Shqipëri është 10 herë më i madh nga ç’del në manualet e ndërtimit të tyre.

Edi Rama ka sjellë në infrastrukturë një metodë që e përdorte gjatë viteve si kryetar bashkie për të vjelë gjoba. Ndërtuesi që ndërtonte pallatin ta zëmë me 4 hyrje, merrte leje vetëm për dy hyre. Për dy hyrjet tjera do merrte leje tjetër. Ndodh ndarja në lote. Çmimi i ndërtimit të Unazës në Tiranë shkon 50% më shumë se ndërtimi i tunelit të Kalimashit. Rruga e Arbrit shkon në 11 milionë ndërkohë që një autostradë 27 metra e gjerë në Kroaci ndërtohet me 2.8 milionë euro. Rruga Kardhiq- Delvinë përfundon pjesa e pambaruar nga 70 milionë euro shkon në 240 milionë euro. Ruga që përfundon ndonjëherë, Qukës-Qafë Plloc, a mund ta mendoni ju se rrugës i ndërrohen projektet që mos të përputhen, që të zgjatet. Sa më shumë të zgjatën, aq më shumë vidhen”, tha ai.

The post “Qeveria e ka shpallur armik sektorin e bujqësisë”- Berisha: Buxheti është tallës ndaj jetës dhe punës së mbi 40% të shqiptarëve appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *