Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Ai ka thënë se i ka uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook shkruan se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike. Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”, shkroi Haradinaj.
The post Haradinaj pret në takim njohës ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë appeared first on .