Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte sot pranë territorit të inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj një hapësirë prej 15 hektarësh shfrytëzohet për depozitim dherash.
Kryemadhi, e cila ka ngritur edhe një dron në këtë pjesë të territorit thotë se janë zhdukur liqenet, ndërsa toka është kthyer në mal.
Një ditë Kryemadhi firmosi të hënën (12 dhjetor) një kallëzim të ri për inceneratorin për të cilën tha se do ta depozitojë në SPAK.
Kryemadhi publikoi pamjet me dron në zonën e inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj rezulton se janë depozituar inerte deri në 15 hektarë nga territori i saj.
The post Monika Kryemadhi shkon tek inceneratori i Tiranës dhe ngre dronin appeared first on ALBUK UK NEWS.