Një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale u dënua me mbi 4 vjet burg këtë të enjte për bashkëpunimin e tij të fshehtë me një oligark rus. Charles McGonigal, një ish-drejtues i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, u deklarua fajtor për akuzën e ngritur ndaj tij. Avokatët e McGonigal nuk kishin kërkuar burgim, por gjykatësja u shpreh ashpër ndaj ish-drejtorit të FBI-së.
“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi” – i tha McGonigal gjykatësit përpara shqiptimit të dënimit.
Gjykatësja Jennifer Rearden bëri vlerësime për “kontributet e jashtëzakonshme” të McGonigal në operacionet kundërspiunazhit në emër të vendit, por vuri në dukje “seriozitetin e jashtëzakonshëm” të zgjedhjes së tij për të punuar për Oleg Deripaska, të cilin SHBA e sanksionoi për mundësimin e aneksimit të Krimesë nga Rusia.
“Z. McGongial e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione” – tha Rearden përpara se të vendoste dënimin me 50 muaj. Prokurorët federalë kishin kërkuar një dënim me 5 vjet burg pasi e akuzuan atë për abuzim duke punuar fshehurazi me Deripaskën.
McGonigal iu tha të dorëzohej tek autoritetet më 26 shkurt për të nisur dënimin e tij me burg. McGonigal ka edhe një proces tjetër në Uashington për lidhjet e lij me Shqipërinë dhe për marrjen e mijëra dollarëve të cilat nuk i deklaroi.
The post Dënohet me 4 vite burg Charles McGonigal appeared first on ALBUK UK NEWS.