Shqipja dhe Mirdoni po thurin plane për të manipuluar banorët e tjerë, që t’i bëjnë të besojnë se ata janë zënë.
Ideja për këtë plan ishte e Mirdonit dhe Shqipja mesa duket e ka ‘përqafuar’ rrengun.
Mirdoni: Ne sot afrohemi, nesër rrimë akoma më shumë dhe për një moment zihemi. Të mendojnë banorët se i kemi prishur marrëdhëniet, të shikojmë se çfarë do bëjnë.
Shqipja: Po e kuptova planin tënd, do zihemi që të shikojmë se kush do hidhet kundër meje ose teje.
Shqipja së fundmi është afruar shumë edhe me Ardin, mikun e Mirdonit, por ende nuk është asgjë e prerë pasi Ardi ka kaluar shumë kohë edhe me Albën.
The post Shqipja dhe Mirdoni ‘kundër’ banorëve të tjerë, cili është plani i tyre? appeared first on ALBUK UK NEWS.