Zëvendës Kryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar në lidhje me kërkesën ndaj Gjykatës Kushtetuese pezullimin e vendimit të SPAK për rastin e Sali Berishës.
Gjekmarkaj shprehet se nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi.
Ndër të tjera, ai thotë se Gjykata Kushtetuese është ajo që thotë fjalën e fundit, teksa shton se standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Reagimi i Gjekmarkajt:
Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.
Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës nuk ka të bëjë me arrestimin e askujt, por me përcaktimin e standardit nëse për heqjen e lirisë për daljen jashtë vendit duhet ose jo autorizim nga Kuvendi. Më parë Kuvendi ka mbajtur qëndrimin që duhet (rasti Tahiri), ndërsa së fundmi kjo dispozitë kushtetuese është aplikuar ndryshe. Është Gjykata Kushtetuese që duhet të thotë fjalën e fundit, dhe secili prej ne të tjerëve ta zbatojë standardin e vendosur prej saj! Çdo abuzim me këtë fakt është thjesht retorike politike, përdorim që nuk ka lidhje me të vërtetën. Kushtetuta është garancia për të gjithë pa ngjyra politike. Goditjet ndaj saj rrezik për të gjithë herët a vonë qoftë. Qartësia nuk është as pro as kundra dikujt ajo është thjesht e domosdoshme.
The post “Gjykata Kushtetuese është ajo që thotë fjalën e fundit”- Gjekmarkaj: Standardi i imunitetit nuk është çështje personale e asnjë deputeti, por mbrojtje ndaj Kuvendit appeared first on ALBUK UK NEWS.