Në fillim të vitit 2024 hidhet për konsultim publik Kodi i ri Penal! Manja: Reforma në drejtësi, hapi më i madh i këtyre viteve

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se reforma në drejtësi është hapi më i madh transformues i këtyre viteve në kuadër të pandëshkueshmërisë së djeshme.

Ai njoftoi se në fillim të vitit 2024 nxirret për konsultim publik edhe drafti i kodit të ri penal.

“Hapi më i madh transformues i këtyre viteve ka qenë padyshim reforma në drejtësi për shndërrimin e sistemit të drejtësisë në të pavarur, transparent, dhe që shËrben me drejtësi për këdo. Tashmë që kjo reformë është në fazë konsolidimi, shpresojmë që paprekshmëria po bëhet mekanizmi autoritar për të Vendosur në vend të drejtat kur ato shkelen nga kushdo.

Detyra jonë parësore është edhe forcimi i legjislacionit. Drafti i ri i kodit  penal do të dalë në konsultim, shumë shpejt me fillimin e vitit të ri, bashkë me parnerët e bashkëpunëtorët do të sigurojmë të adresojmë kategoritë e veprave penale me ndjeshmëri të lartë sociale, por do synojmë zbutjen e disa dënimeve me pasoja të lehta’- është shprehur Manja.

The post Në fillim të vitit 2024 hidhet për konsultim publik Kodi i ri Penal! Manja: Reforma në drejtësi, hapi më i madh i këtyre viteve appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *