Prej 8 vitesh i shpallur në kërkim në Shqipëri për trafik droge, 28 vjeçari shqiptar arrestohet në Itali! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë

Një 28 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 8 vitesh për trafik droge në Shqipëri, është arrestuar nga policia italiane.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa mediat italiane kanë dhënë detaje mbi arrestimin e tij nga një patrullë e policisë rrugore.

Gjatë kontrollit që po i bëhej kamionit ku ai ndodhej me shoferin, 28 vjeçari u shfaq shumë nervoz dhe pas identifikimit të tij, rezultoi se ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Tashmë pritet ekstradimi i tij për në Shqipëri ku do të vuajë dënimin prej 7 vitesh burg.

The post Prej 8 vitesh i shpallur në kërkim në Shqipëri për trafik droge, 28 vjeçari shqiptar arrestohet në Itali! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *