Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqja.
Mjacaj e ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.
Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Lala bën me dije se dyshohet se Mjaca është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.
Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë.
The post Terrori në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zbardhen detaje të reja. Mjacaj e thirri në emër Lleshin dhe e qëlloi me tre plumba appeared first on ALBUK UK NEWS.