Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka njoftuar se më 22 Dhjetor do të vizitojë Shqipërinë, duke lajëmruar se gjatë kësaj vizite do të ndalet tek vendet ku mund të ngrihen qendrat për emigrantët.
Tajani thotë se do të takojë edhe kryeminstrin Rama, shkruajnë mediat italiane.
“Më 22 dhjetor do të jem në Shqipëri dhe do të takoj kryeministrin Edi Rama”. Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Antonio Tajani nga Konferenca e Ambasadorëve në Farnesinë.
Ai shtoi se do të vizitojë “vendet ku do të ngrihen qendrat ku do të ndalohen emigrantët që do të duhet të jenë të shoqëruar përsëri në vendet e tyre të origjinës”, në kontekst të marrëveshjes së nënshkruar me Tiranën.
Qeveria italiane ka deklaruar se nuk është e shqetësuar për pezullimin e ratifikimit dhe në çdo rast ekziston dëshira “për të mos ndërhyrë në vendime të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”.
Gjatë vizitës në Shqipëri, Tajani do të ndalet edhe tek ushtarët e Guardia Finanza, si dhe në Mali i Zi
Ai shprehet se Italia gjatë vitit të fundit ka qenë protagoniste në arenën ndërkombëtare pikërisht për shkak të flukseve migratore.
“Italia është kthyer këtë vit protagoniste në skenën ndërkombëtare, mendoj se çfarë është bërë në Ballkan dhe Afrikë, për të gjithë aksionin për reduktimin e flukseve migratore duke luftuar trafikantët me marrëveshje me vendet e origjinës. Mendoj për atë që kemi bërë brenda G7 dhe çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm, sepse ne do të kemi udhëheqjen e G7 nga 1 janari. Një Itali që dëshiron të jetë bartës i paqes në botë”, thotë ai.
The post Marrëveshja e refugjatëve/ Ministri i Jashtëm italian viziton Shqipërinë: Do takoj kryeministrin Rama dhe do shoh vendet ku do ngrihen kampet appeared first on ALBUK UK NEWS.