Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar deputetin shqiptar Shaip Kamberi, i cili në zgjedhjet e 17 dhjetorit, siguroi sërish mandat në parlamentin e Serbisë.
Begaj uron që roli dhe kontributi i Kamberit t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.
Kreu i shtetit ndër të tjera tha se mbështetja e Shqipërisë për Luginën nuk do të mungojë.
“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë.
Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.
Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!
Suksese!”, shkruan Begaj.
The post Shaip Kamberi siguroi mandat në parlamentin serb, mesazhi i Begaj: Uroj që roli dhe kontributi i tij t’u shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës appeared first on ALBUK UK NEWS.