Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham është shprehur përmes rrjetit social “X” se ai ka apeluar ndaj Bashkimit Europian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të publikojë rezultatet e hetimit për incidentin e Banjskës.
Abraham theksoi se problemi kryesor mbetet te Serbia, e cila sipas tij nuk po shpreh vullnetin për të implementuar marrëveshjet mes vendeve.
Ai shtoi se për sa kohë që Serbia të veprojë në këtë mënyrë nuk mund të ketë siguri dhe nëse marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet atëherë dialogu me BE-në ka dështuar.
Sipas tij unioni duhet të jetë më i hapur ndaj Kosovës dhe të krijojë mundësinë për të një proces integrimi më të shpejtë.
The post “BE duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës”, deputeti gjerman i CDU: Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin e raporteve appeared first on ALBUK UK NEWS.