Sot, 365 ditë më parë, Lionel Messi mori trofeun e çmueshëm me Kombëtaren e Argjentinës, i cili ishte i vetmi që i mungonte në kabinetin e tij të stërmbushur me trofe.
Ylli argjentinas udhëhoqi ekipin e vendit drejt triumfit në Kupën e Botës, që u mbajt vitin e kaluar në Katar.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, tetë herë fituesi i “Topit të Artë” e kujtoi sot këtë sukses, të cilin e vlerëson si “çmendurinë më të bukur në karrierë”.
1 vit nga çmenduria më e bukur ne karrierën time… Kujtime të paharrueshme që do të zgjasin një jetë. Gëzuar përvjetorin të gjithëve!!!”, shkroi Messi.
The post Lionel Messi: Një vit nga ‘çmenduria’ më e bukur e karrierës sime appeared first on ALBUK UK NEWS.