Në seancën e radhës ndaj Alfred Belerit në Gjykatën e Posaçme u debatuan provat shkresore të SPAK. Përmes avokatëve të tij, Beleri i konsideroi të pavlefshme dhe të pa përdorshme aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës.
Po ashtu kërkuan pavlefshmëri të autorizimeve të përgjimeve ambientale dhe fotografimit të fshehtë nga i infiltruari. Në seancë u tha se telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte këqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij.
Sipas prokuroreve nga këqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, Spak kishte provuar komunikimet mes të dyve. “Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët, pasi kanë zbardhur vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës”.
Beleri kundërshtoi zbardhjen e bisedave. “Mesa duket prokuroria nuk ka besim tek veshët tuaj, i tha Beleri gjykatës, ndaj i ka zbardhur vetë”, ndërkohë që vetë gjykata saktësoi se zbardhjen e procesverbaleve gjyqësore e bën vetë gjykata
The post Përfundon seanca për Fredi Belerin, debate në seancë për provat shkencore mes avokatëve dhe prokurorëve për zbardhjen e bisedave appeared first on ALBUK UK NEWS.