Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe familjarët e tij ranë viktimë e grabitjes pasi hajdutët hynë në shtëpinë e tij në Zolder, Belgjikë. Askush nuk ishte i pranishëm në shtëpi në momentin e grabitjes pasi lojtari aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite si pjesë e skuadrës së ‘qytetarëve’ për Kupën e Botës për Klube.
Grabitja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 16:00 të datës 16 dhjetor. Autorët plaçkitën plotësisht shtëpinë dhe i lanë gjërat të shkatërruara. Grabitja u zbulua nga gruaja e De Bruyne, Michele Lacroix. Dyshohet se kryesisht janë vjedhur bizhuteri.
Megjithatë, De Bruyne vendosi të mos kthehet në vendlindjen e tij, por të qëndrojë me pjesën tjetër të skuadrës së Man City-t, pasi po afron rikthimi i tij në fushë pas dëmtimit që pësoi që prej muajit gusht.
The post Pret me padurim të rikthehet në fushën e blertë, yllit të Manchester City-t i grabisin shtëpinë appeared first on ALBUK UK NEWS.