Udhëheqësja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka lënë mënjanë tensionet e vendit të saj me Kinën për të shprehur ngushëllime për familjet e 118 personave të vrarë nga tërmeti.
Tsai Ing-wen ofroi gjithashtu ndihmën e qeverisë së saj për operacionin e kërkim- shpëtimit dhe ndihmës.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit në tërmetin e fundit në Kinën veriperëndimore. Lutemi që të gjithë të prekurit të marrin ndihmën që u nevojitet dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë. Tajvani është i gatshëm të ofrojë ndihmë në përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive”, shkroi ajo në X (ish-Twitter).
Kina nuk ka deklaruar nëse do të kërkojë ndihmë nga ekipet jashtë shtetit.
Tensionet midis Taipeit dhe Pekinit janë acaruar gjithnjë e më shumë vitet e fundit pasi Kina kërkon të ushtrojë pretendimet e saj për sovranitet mbi Tajvanin me presion politik dhe ushtarak.
The post Tërmeti vdekjeprurës në Kinë, udhëheqësja e Tajvanit shpreh ngushëllime mes tensioneve në rajon appeared first on ALBUK UK NEWS.