Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë lajmin se autoritetet në Marok kanë pranuar kërkesën për ekstradimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla:
Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri
The post Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, pranohet kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin nga Maroku të autorit Ruben Ribeiro Saraiva appeared first on ALBUK UK NEWS.