Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas sulmit që ndodhi në Universitetin e Arteve në Pragë.
Përmes një postimi në rrjetin social X, von der Leyen u shpreh se është e tronditur nga “dhuna e pakuptimtë që mori jetën e disa njerëzve”.
“Jam tronditur nga dhuna e pakuptimtë e të shtënave që mori disa jetë njerëzish sot në Pragë. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe për popullin çek në tërësi. Ne qëndrojmë dhe vajtojmë me ju”, shkroi ajo në rrjetin social X.
The post Presidentja e KE reagon pas sulmit në Pragë, Ursula von der Leyen: E tronditur nga dhuna e pakuptimtë! appeared first on ALBUK UK NEWS.