Masakra në Universitetin e Pragës/ Identifikohen viktimat nuk ka shqiptarë dhe italianë! Policia: Po monitorohen rrjetet sociale për të parandaluar sulme të ngjashme

anë identifikuar 13 nga 14 viktimat e të shtënave të djeshme në Universitetin e Pragës. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm çek Vít Rakusan, sipas të cilit në mesin e të plagosurve nga David Kozak, vrasësi 24-vjeçar që më pas u vetëvra, janë edhe tre shtetas të huaj, por asnjë me kombësi italiane siç konfirmohet për agjencinë Ansa nga Ministria e Jashtme.

Pas kësaj ngjarjeje tragjike qeveria ka shpallur datën 23 dhjetor si ditë zie kombëtare, raporton La Repubblica.

Sipas faqes PrahaIn.cz, në shtëpinë e vrasësit në Hostoun, afër Kladno, tridhjetë kilometra larg Pragës, u gjet një mjet shpërthyes i përbërë nga “cilindër, municione, materiale piroteknike dhe substanca kimike”, tha një burim i afërt.

“Bodrumi dukej si një bunker. Shishja ishte e madhe, kishte disa kabllo të lidhura me të, të cilat çonin në pajisje të tjera. Sipas meje, kishte një sistem që do të kishte shkaktuar shpërthimin”, tha dëshmitari.

Ndërkohë, policia çeke ka bërë të ditur se ka forcuar masat e sigurisë në të gjithë vendin.

“Duke filluar nga sot në të gjithë vendin kemi marrë masa parandaluese rreth objektivave të buta dhe shkollave”, shkruhej në deklaratë, ku nënvizohet se “nuk kemi informacion për ndonjë kërcënim specifik, por masat u vendosën si sinjal që për të treguar se ne jemi këtu dhe jemi gati”.

Më pas policia bëri të ditur se pas të shtënave të djeshme (21 Dhjetor) në universitet, po monitorohen rrjetet sociale, veçanërisht disa mesazhe nga persona që “pretendojnë se janë frymëzuar nga akti i tmerrshëm i Kozakut” dhe që “duan ta imitojnë”.

“Do të përgjigjemi menjëherë”, deklaroi policia.

The post Masakra në Universitetin e Pragës/ Identifikohen viktimat nuk ka shqiptarë dhe italianë! Policia: Po monitorohen rrjetet sociale për të parandaluar sulme të ngjashme appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *