Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, do të vijë sot në një vizitë në Shqipëri ku do të ketë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin.
Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata
Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen.
The post Ministri italian Tajani sot në Shqipëri, në fokus marrëveshja për emigrantët appeared first on ALBUK UK NEWS.