Prej disa ditësh, emigrantët shqiptarë nëpër diasporë po kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit me familjarët e tyre, por fluksi i madh, ka shkaktuar radhë të gjata në pikat kufitare.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se me mijëra emigrantë shqiptarë po torturohen në dogana, duke akuzuar qeverinë se i ka braktisur ata.
Ai shton se në orët e ardhshme, fluksi do të jetë edhe më i madh dhe situata do të bëhet edhe me kritike.
Sipas tij, një shqiptar që të kalojë kufirin me Greqinë i duhen tani katër deri në pesë orë.
Reagimi:
Mijëra qytetarë të braktisur nga Qeveria po torturohen për orë të tëra në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës!
Katër deri në pesë orë i duhet një shtetasi shqiptar të kalojë kufirin me Greqinë për të shkuar pranë familjes për Krishtlindje. Ndërsa një deri dy orë për të hyrë në territorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Raportimet nga terreni bëjnë me dije se shtimi i fluksit në orët e ardhshme do ta bëjë situatën më kritike.
Çdo shqiptar që po torturohet në kufi meriton të trajtohet me dinjitet, jo si njeri pa shtet dhe pa Atdhe!
Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe çdo titullar institucioni përgjegjës të ndërpresin urgjentisht pushimet e fundjavës, të çojnë shtetin në këmbë, të vendosin kontaktet me homologë e tyre dhe të garantojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve!
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!
The post Fluksi i emigrantëve në pikat kufitare/ Tedi Blushi: Qytetarët e braktisur nga qeveria po torturohen për orë të tëra, zgjidhja të jetë e menjëhershme appeared first on ALBUK UK NEWS.