Komunikimet treguan dështimin e 3 atentateve ndaj tij
Dejvi Gjermeni, i konsideruar nga autoritet holandeze si një njeri kyç në trafikun e drogës atje, ishte vënë në përgjim ambiental në biznesin e tij privat në Holandë, ku ndër të tjera u dëgjuan biseda për një atentat të mundshëm në Shqipëri.
Këto biseda mes tij dhe një tjetër personazhi të botës së krimit në Shqipëri, i vrarë në një atentat, 3 vite më vonë iu dërguan Prokurorisë së Posaçme.
Hetimet konfirmuan se ish-polici Dedan Gjoni bashkëpunonte me Gjermenin dhe me kërkesë të këtij të fundit, i kishte dhënë informacione dhe siguruar kushtet për vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku në shtator 2019.
Ngjarja ishte planifikuar të ndodhte pranë komisaritit të policisë, pasi Gjoni kishte shoqëruar objektivin. SPAK sekuestroi procesverbalet e shoqërimit të komisariatit dhe rezultoi se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites dhe u lirua në orën 20 e 10 të 19 shtatorit 2019.
Atentati u sabotua nga vetë Gjermeni, për shkak të frikës se mund të identifikohej duke larguar Rexhep Arapin nga komisariati para lirimit të Plakut.
Dejvi Gjermeni referuar dosjes hetimore, nuk kishte konflikt me Plakun, por i kishte kërkuar informacionet për të ndihmuar miqtë e tij Rexhep Arapin dhe Algert Arapin. Këta të fundit kishin hasmëri të vjetër me të.
Hetimet gjithashtu treguan se si në 3 raste të ndryshme për shkak të kësaj hasmërie që lidhej me një vrasje në Itali në fillim vitet 2000 për shkak të problemeve me drogën, ishte tentuar eliminimi i Xhevdet Plakut.
Gjermeni u arrestua në Limburg të Holandës, teksa në Shqipëri në qeli me vendim të Gjykatës së Posaçme janë Rexhep Arapi, i njohur edhe si “Kep Arapi”, nipi i tij Algert Arapi dhe Dedan Gjoni, ndaj të cilit rëndojnë dy masa sigurimi.
The post Përgjimet e Holandës zbuluan planet për vrasjen e Xhevdet Plakut appeared first on ALBUK UK NEWS.