Juventusi përfundon sërish në lupën e drejtësisë. Klubi bardhezi, pas dënimit të sezonit të kaluar me -10 pikë për plusvalenca fiktive, është vendosur nën hetim nga prokuroria e Romës. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për parregullsi në bilancet e sezonit 2021-2022, kur zonja e vjetër ishte me drejtuesit e vjetër, tashmë të dënuar për të njëjta arsye.
Aktualisht hetimet janë në fazën e parë, ndërsa vetëm në një moment të dytë do mësohet nëse kjo do ketë pasoja. Për tifozët e Juventusit do të ishte një goditje e rëndë, pasi sezonin e kaluar u detyruan të mos luftojnë për titull pikërisht për të njëjtën arsye.
The post S’ka qetësi për Juventusin! Prokuroria nis tjetër hetim për ‘zonjën’, rrezikon dënim appeared first on ALBUK UK NEWS.