Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari i madh i folklorit grek, Vasilis Karras.
Sipas informacioneve, këngëtari po luftonte me një sëmundje vdekjeprurëse, ndërsa ditët e fundit ishte i shtruar me koronavirus në repartin e terapisë intensive.
Ai dha frymën e fundit në orën 17:00 sot pasdite, nga një goditje në tru.
Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik.
Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut.
Karrierën profesionale e filloi në Selanik, ndërsa suksesi i tij më i madh komercial ishte disku “You Made Me a Tramp”, i cili shiti mbi 180,000 kopje, me tekst dhe muzikë të Michalis Rakintzis.
The post Vdes në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur grek Vasilis Karras, ditët e fundit të jetës i kaloi në terapi intensive appeared first on ALBUK UK NEWS.