I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e par,a që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.
Deri më tani nuk dihen numri i saktë i personave që janë evakuuar, ndërsa dyshohet se në banesa mund të ketë persona që kanë mbetur të bllokuar ose të asfiksuar nga tymi.
Dyshohet se fillimisht zjarri ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në këtë qendër, e cila ka qenë e mbyllur. Më pas flakët janë përhapur në të gjithë qendrën, që sot më shumë se ditët e tjera, për shkak të festave, ka qenë e mbipopulluar.
The post Zjarri vijon të djegë qendrën tregtare, i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës niset drejt Lushnjes, situata tepër serioze appeared first on ALBUK UK NEWS.