Roma është duke lëvizur në merkato. Me janarin në prag dhe hapjen e merkatos së dimrit, skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho kërkon Leonardo Bonuccin nga Union Berlini dhe Trevoh Chalobah nga Chelsea.
Burime nga Anglia thonë se Roma po punon për nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Trevoh Chalobah, me kërkesë të Jose Mourinhos. Sipas The Mirror, Mourinho e ka identifikuar Chalobah si zëvendësuesin e tij të preferuar të Evan Ndicka, i cili do të bashkohet me kombëtaren e Bregut të Fildishtë për Kupën e Afrikës në janar.
Media në fjalë pretendon se përfaqësuesit e Romës janë takuar tashmë me Chelsean për të zhvilluar diskutime paraprake për kalimin e Chalobah në janar. Në muajt e fundit, Chalobah është lënë jashtë zgjedhjes së parë nga Mauricio Pochettino dhe është i etur për të ndryshuar ambientin sa më shpejt të jetë e mundur.
The post S’është vetëm Bonucci, Mourinho kërkon edhe mbrojtësin e Chelseas appeared first on ALBUK UK NEWS.