Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është veshur tashmë prej javësh me ngjyrat e festës. Agjencia Telegrafike Shqiptare ishte në këtë qytet për të “fiksuar” atmosferën e veçantë të festave që ia shton hijeshinë qytetit hijerëndë tashmë destinacion për shumë pushues si vendas ashtu edhe të huaj.
Qafa e Pazarit është epiqendra e festës, ku skena e improvizuar mirëpret çdo natë këngëtarë dhe grupe muzikore nga të gjitha anët e vendit, duke ofruar argëtim në këtë sezon festiv.
Në rrugicat karakteristike me kalldrëm të qytetit plot histori të Gjirokastrës janë të shumta siluetat e të rinjve të cilët i afrohen qendrës festive për të kaluar orët e mbrëmjes.
Por ngjyrave të festës nuk i mungojnë grupmoshat e tjera, fëmijë, prindër dhe gjyshërit e gjyshet, teksa të shumtë janë turistët e huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur pikërisht qytetin e Gjirokastrës për të kaluar netët festive.
Kjo zgjedhje ka vlerë të shtuar kulinarinë tradicionale të zonës, aromën e festës dhe copëza të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Atmosfera e Fundvitit në Gjirokastër, foto: Arbri Fortuzi
The post ATSH sjell pamje nga atmosfera festive e fundvitit në Gjirokastër appeared first on ALBUK UK NEWS.