Paula Mehmetukaj, vajza që rrëmbeu kuroren e “Miss Universe Albania 2020” ka zbuluar pasditen e sotme disa nga angazhimet e saj të shumta si në modeling, por dhe në rritjen e saj profesionele.
Duke folur në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Paula e cilësoi këtë vit “të furishëm”, duke theksuar se krahas suksesit në modeling, puna e përditshme mes të rinjve i ka falur një tjetër lloj përvoje.
“Prej disa vitesh unë jam tashmë pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar. Sikurse të gjithë e dinë ne kemi implementuar titullin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, një titull tejet impenjativ i cili kërkonte përkushtim dhe angazhim maksimal për të arritur aty. Kështu që vendosa që fokusi im të ishte puna, karriera dhe rritja ime profesionale. Shumë e rritur profesionalisht, shumë e plotësuar nga Kongresi Rinor Kombëtar që ka bërë që Paula të marrë atë feedback-un e arsimimit, e dijes dhe e gjithçkaje që unë kam investuar tek vetja ime. Është bukur në fakt t’i bësh të dyja, janë shumë të ndryshme, por besoj që të japin një emocion dhe një përgjegjësi shumë të bukur. Për mua rritja profesionale ka qenë faktori kyç dhe ajo që kam dashur gjithmonë”, deklaron Mehmetukaj.
Modelja e njohur që po ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës tregon dhe se si erdhi ftesa që ajo të jetë imazhi i brandeve ndërkombëtarë duke pushtuar dhe billboderat e Stambollit.
“Ishte bukur të shihje ato billbordet aq të mëdha. Propozimi në fakt mua më erdhi nga miku im më i mirë dhe fotografi i njohur Endrit Mërtiri. Jam shumë e lumtur që Endri është pjesë e jetës sime jo vetëm profesionalisht, por dhe si mik shumë i mirë. Ishte një fushatë marramendëse, ku ne fotografuam në Paris ndërkohë që brandi e ka si bazë në Turqi. Sëfundmi kanë dalë dhe billbordet në Stamboll dhe ishte shumë bukur t’i shihje. Emocion shumë i veçantë. Që kur u shpalla Miss Univers unë gjithmonë kam pasur tendencën për të treguar që e bukura është përtej atij konceptit të imazhit apo pamjes që ne shfaqim. Mendoj se bukuria është shumë më shumë, janë vlerat, është integriteti, është karakteri, është personaliteti dhe rritja profesionale dhe puna që ne bëjmë çdo ditë”, thekson Mehmetukaj e cila nënvizon se janë tre gjëra që ajo për të cilat nuk do të bënte kurrë kompromis në jetë. “Integriteti, vlerat dhe personaliteti”.
Sa i përket projekteve të 2024, ajo preferoi t’i lërë surprizë. Paula ka preferuar që festat e fundvitit t’i kalojë në Shqipëri.
The post Nga “billboard-et” që “pushtuan” Stambollin te karriera jashtë modelingut, Paula Mehmetukaj: 2023 ishte viti im, tre parimet me të cilat nuk do të bëja kompromis appeared first on ALBUK UK NEWS.