Drogë nga Siria në Shqipëri e më pas në BE, SPAK çon për gjykim 21 trafikantë! Mes të akuzuarve, edhe një ish punonjës policie! U sekuestrua lëndë narkotike me vlerë 2.7 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që akuzohet për trafik droge nga Siria e Turqia në Shqipëri dhe më pas në BE. 20 anëtarë të grupi janë akuzuar për trafik ndërkombëtare droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal,  ndërsa Mirash Gjoni, ish punonjës policie ne Shkodër është akuzuar për korrupsion pasiv.

SPAK thotë se nga hetimi është dokumentuar veprimtaria e një grupi të strukturuar kriminal, i cili e shtrinte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga  vendet e Lindjes së Mesme, Turqi, Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së. Grupi e ka ushtruar veprimtarinë nga viti 2020 e në vazhdim, ndërsa institucionet ligjzbatuese kanë mundur të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në Durrës, Tiranë, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Maqedoninë e Veriut, në Greqi dhe  Itali, në tetë episode trafikimi të lëndëve narkotike të llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”. Vlera e drogës së sekuestruar është rreth 2.7 ml euro.

‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.249 viti 2020, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkepunim, në formën e posaçme te grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 gërma “b” e 25, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

The post Drogë nga Siria në Shqipëri e më pas në BE, SPAK çon për gjykim 21 trafikantë! Mes të akuzuarve, edhe një ish punonjës policie! U sekuestrua lëndë narkotike me vlerë 2.7 mln euro appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *