Dy të rinjtë shqiptarë që sulmuan me thikë gjatë grabitjes një të moshuar grek janë zbuluar nga mbetjet e ushqimit dhe një kanaçe me pije energjike, të cilat ishin në skenën e krimit.
Sipas mediave greke, policia ka arritur të gjejë të riun shqiptar, i cili goditi me thikë 73-vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij 18-vjeçar, nga mbetjet e ushqimit dhe pija energjike e lënë pas.
Dy autorët kishin marrë ushqim dhe pije nga një market pranë banesës së të moshuarit, punonjësi i të cilit arriti t’u shihte fytyrat.
Ndërkohë, 73-vjeçari i cili ishte viktima e grabitjes brutale me thikë në shtëpinë e tij në Kefaloni, po lufton për të qëndruar gjallë në Spitalin e Janinës. 25-vjeçari shqiptar e ka goditur me thikë në bark, kofshë dhe brinjë gjatë grabitjes.
The post Masakruan të moshuarin grek me thikë gjatë grabitjes, dy të rinjtë shqiptarë u zbuluan pasi lanë pas… appeared first on ALBUK UK NEWS.