Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se nga janari, makinat në targa RKS do të lejohen brenda territorit të Serbisë. Diplomati holandez, Robert Bosch, e sheh këtë vendim si takt politik nga ana e Partisë Progresive Serbe. Sipas tij qëllimi i partisë në pushtet është që të tregojë se janë konstruktiv para komunitetit ndërkombëtar.
“Me këto vendime që po marrin, qëllimi i Partisë Përparimtare Serbe, është të tregojë se sa konstruktiv janë ata para ndërkombëtarëve. Partia në pushtet po synon të dëshmojë që janë të gatshëm për bisedime me ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Kosovën. Por, unë konsideroj se pozicioni i tyre po lëkundet për shkak të pakënaqësive të qytetarëve të cilët po protestojnë gjithnjë e më shumë kundër këtij regjimi. Ju mund ta shihni se sa shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Beogradit dhe ata duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa diçka të ndryshojë. Mendoj që tani e tutje edhe pozicioni i ndërkombëtarëve karshi Serbisë paksa do të ndryshojë. Tani të presim dhe të shohim se a do të respektohet kjo marrëveshje më 1 janar”, tha diplomati Bosch.
Ndryshe e vlerëson këtë situatë analisti politik nga Mitrovica e Veriut, Ognjen Gogiç.
Ai thotë ky vendim nuk u mor për kalkulime politike, po për t’ia lehtësuar udhëtimin qytetarëve serbë.
“Unë mendoj se këtë vendim autoritet serbe e morën për shkak se shumica e qytetarëve serb në Kosovë i kanë riregjistruar targat e makinave në RKS. Nëse Serbia nuk do të ndryshonte qasje atëherë serbët nga Kosova do të ishin pala e dëmtuar, sepse janë që ata më së shumti udhëtojnë për në Serbi. Prandaj unë mendoj se ky vendim nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet në Serbi. Natyrisht, që nga ky vendim nuk do të përfitojnë vetëm serbët e Kosovës, por edhe komunitetet e tjera. Mos harroni se tani Serbia është në një pozitë të vështirë para ndërkombëtarëve për shkak të asaj çfarë ka ndodhur në Banjska, ndaj tani qëllimi i Serbisë është që të tregohet sa më konstruktive. Këtë vendim të Serbisë e mbështeti edhe Bashkimi Evropian”, tha analisti politik, Ognjen Gogiç.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës, e ka shtyrë disa herë afatin për regjistrimin e makinave për t’u dhënë më shumë kohë qytetarëve në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta kanë përdorur targa të lëshuara nga autoritetet serbe.
The post Nga 1 janari makinat me targat e Kosovës do të lejohen në Serbi, Bosch: Partia e Vuçiçit po luan me vendimet appeared first on ALBUK UK NEWS.