Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij, asaj të detyrimit me paraqitje pranë një oficeri të BKH-së.
“Deri tani nuk ka asnjë provë faji. Pa dyshim në sistemin e drejtësisë edhe unë jam i detyruar të pres vendimin e gjykatës”, tha midis të tjerash Beqaj. Ai u pyet edhe për hetimin e fundit të nisur ndaj tij.
Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën dhe bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për hetimin ndaj një personi tjetër”, shtoi më tej.
The post Pyetet në SPAK/ Beqaj pas kontrollit të banesës: S’kam pasur asnjë interes financiar. Mu paraqit një urdhër gjykate për… appeared first on ALBUK UK NEWS.