Nga av.Naim Hasani
Kreu i degës së PD Britani e Madhe
Sot (30 dhjetor), të shtunën dhe fundjavën e fundit të vitit 2023 në Shqipëri u rrëzua tranzicioni që si simbolikë kishte ish presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqiperisë. Drejtësia në Shqipëri më në fund nisi të vihet në vend ndaj politikanëve që mbajtën shqiptarët për më shumë se 3 dekada në tranzicion. Masa e dhënë sot nga GJKKO për ish kryeministrin dhe ish presidentin, e pritur jo mirë nga kryeministri Rama është shenja e nisjes së goditjes ndaj atyre që kanë përgjegjësi duke pasur target ata që kanë qenë në drejtim të këtij shteti që prej rënies së komunizimit. Eshtë në fakt kjo që pritet nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, e atyre që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, por dhe e qindra mijëra të tjerëve që trekëndëshi i Bermundës Berisha-Rama-Meta i ka detyruar të marrin rrugët e emigrimit shpesh duke rrezikuar dhe jetën. Boshatisja e vendit ndodhi nga mosvëmendja ndaj qytetarëve duke qenë se drejtuesit politikë kanë bërë politika klienteliste në funksion të biznesmenëve dhe oligarkëve pro vetes kanë mbajtur peng ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë.
Eshtë fat që aleatët tanë stratëgjik, të cilëve iu falemi dhe për ekzistencën tone, sot janë krah shqiptarëve dhe përmes investimit të tyre për një drejtësi për të gjithë. SPAK (krijesë e drejtësisë që ka mbështetje të fuqishme nga Amerika dhe Britania), ka nisur tu kërkojë llogari atyre që kanë vjedhur dhe mbajtur peng të ardhmen e shqiptarëve. Të gjendur grushtbashkuar për interesat e tyre trekëndeshi i Bermundës së politikës shqiptare rezistoi mjaftueshëm derisa sot është nisja e rrëzimit të plotë të tyre, fal veprimit të drejtësisë ndaj të paprekshmëve, ose sic thonin ambasadorën e Lu dhe Kim, “peshqit e mëdhenjë”.
Të nderuar miq! Duke iu uruar Gëzuar Vitin e Ri kam besimin që 2024 do të jetë vit i një politike të re, vit i ndryshimit. Apeloj çdo demokrat, çdo shqiptar të ndershëm që të bashkohemi për ta ringritur fuqishëm PD si një alternativë të besueshme qeverisje, larg kapjes nga oligarkia, krimi dhe korrupsioni dhe krah SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE të shkojë drejt pushtetit duke marr besimin e shqiptarëve të ndershëm.
Urimet më të mira për Vitin e Ri 2024, shendet e lumturi uroj në familjet tuaja!
The post Era e ndryshimit nisi sot. 2024 vit i një politike të re. PD duhet të ringrihet drejt pushtetit appeared first on ALBUK UK NEWS.