Në ‘Fan Club DWTS’, sot u diskutuan dinamikat e kompeticionit dhe emocionet e finales së madhe, kupën e të cilës këtë vit e fitoi Enxhi Nasufi. Megjithëse u pa si një nga pretendentet për ta fituar por arriti vetëm në finale, Fifi ka shprehur sot hatërmbetjet ndaj gjykimit të jurisë, teksa specifikoi komentet e Valbonës. Sipas saj, Valbona nuk i ka dhënë vlerësime të sinqerta.
Fifi: Bravo shumë mirë ke qenë sot, 8.
Valbona: Pra, jam unë ajo që të kam vënë më pak se të tre juritë?
Unë i kam parë lëvizjet nga gishti i këmbës deri të fija e flokut të jesh e sigurtë për këtë gjë. Nuk të kam dashur në finale, sigurisht që s’të kam dashur në finale. Në finale time ka qenë Arnita, Sardi dhe Enxhi.
Fifi: Faleminderitu këtu mbaron muhabeti, s’kemi çfarë të diskutojmë më. Më trego dashamirësinë që ke patur ndaj meje.
Valbona: Kur futesh në një konkurrim nuk ka justifikime. Justifikimet nuk duhet të përdoren për aq kohë sa t’i merr përsipër të futesh në një sfidë
Fifi: Të mbaroj së foluri se i di të gjitha gjërat që duhen, se artiste jam në fund të ditës. Çfarë artiste jam e di
Valbona: Është e tepërt të thuash që je e shkëlqyer ta marrësh si kompliment më shumë?
Fifi: Bravo je e shkëlqyer ulu, 6
Valbona: Njeriu pranon çdo vlerësim që i bëhet, për mua është një kënaqësi. Ti je artiste e shkëlqyer po nuk erdhe për të kënduar në ‘DWTS’.
Fifi: Kam ardhur që mos më gjykosh si këngëtare, por për atë që kam bërë. Nëse dikujt nuk i është parë një hap gabim apo një emocion që nuk e ka patur, mua më janë parë të gjitha këto gjëra edhe jam gjykuar
The post ‘S’e ke merituar finalen’/Fifi hatërmbetje me Valbonën, debat në ‘Fan Club’ appeared first on ALBUK UK NEWS.