Mesfushori Xheidon Sanço do të rikthehet sërish te Borusia Dortmundi dhe te futbolli i luajtur. Sipas “Bild”, Dortmundi ka arritur marrëveshjen me “djajtë e kuq” për Sançon, marrëveshje e cila pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.
Sanço nuk ka luajtur për Junajtid që prej muajit shtator pas përplasjes që pati me trajnerin Erik ten Hag. Me rikthimin në Dortmund, 23-vjeçari shpreson të ringjallë karrierën e tij dhe që të fitojë besimin për t’u përzgjedhur nga trajneri i “Tre Luanëve” për EURO 2024.
Ai është përjashtuar nga ekipi i parë i Junajtid për shkak të përplasjes me trajnerin Erik ten Hag. Dortmundi, po ashtu, ka opsionin e blerjes së tij në verë, por që varet prej numrit të ndeshjeve që Sanço do të luaj me skuadrën gjermane.
23-vjeçari këtë edicion ka bërë vetëm tri paraqitje për Junajtit, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2026.
The post Dortmundi i heq “prangat” ish-mesfushorit, e rikthen në Gjermani në formë huazimi nga Mançester Junajtid appeared first on ALBUK UK NEWS.