Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur të mërkurën për vizitë në Kosovë. Ai dje është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kurse sot do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka mbërritur të mërkurën për vizitë në Kosovë. Ai dje është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kurse sot do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njofton RTK.
Cameron dje është pritur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, kurse sot do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Kryeministri Kurti ka mirëpritur dje në darkë pune sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron dhe i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë.
Kurti u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Republikës së Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi Sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024.
Kurse Sekretari Cameron, pos tjerash shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në këtë vizitë, që përveçse është e para e tij në Kosovë, është edhe e para për të jashtë vendit për vitin 2024. Ai u shpreh krenar për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe për vendimin dhe qëndrimin për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.
Kjo është vizita e parë që Lord David Cameron zhvillon në Ballkan pas zgjedhjes së tij si ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai.
”Republika e Kosovës është destinacioni i tij i vetëm nga shtetet e Evropës Juglindore që kësaj radhe viziton ai. Kryediplomati David Cameron është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me të cilën do të zhvillojë takim ditën e nesërme duke filluar nga ora 08:30 në zyrat e MPJD-së. Pas takimit dypalësh, zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron do t’iu adresohen medieve”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.
David Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 dhe aktualisht ushtron detyrën e Ministrit të Jashtëm
The post Kryediplomati britanik Cameron vazhdon vizitën në Kosovë, sot takon presidenten Osmani appeared first on ALBUK UK NEWS.